Tensione të forta janë shënuar gjatë protestës para Kuvendit, ku protestuesit janë përplasur me efektivët e policisë.

Në momentin kur qytetarët kanë tentuar të heqin gardhin metalik të vendosur në zonën e protestës, policia ka reaguar duke përdorur gaz lotsjellës dhe spraj në drejtim të tyre.

Përdorimi masiv i sprajit ka sjellë edhe pasoja te protestuesit. Një qytetar është shoqëruar pas përplasjes, ndërsa situata vijon të mbetet e tensionuar para Kuvendit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb