Kreu i Lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qori ka reaguar në lidhje me votimin e reformës Territoriale, ku mazhoranca siguroi 85 vota, ndonëse në radhët e saj kishte dhe zëra kundër.

Përmes një reagimi në “Facebook”, Qori thekson se sot ishte dita kur të paktën një prej deputetëve të PS-së t’i tregonte Ramës se nuk duhej të ‘trajtohej si qen i rrahur’.

REAGIMI I QORIT
Sot ishte dita që të paktën një prej deputetëve të Partisë Socialiste t’i tregonte me votë Ramës: “Nuk pranoj më të më trajtosh si qen të rrahur.” Askush nuk u ngrit politikisht mbi nivelin e kafshës.
Sa turp për ta!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: