Kryetari i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori, i ftuar në emisionin Oponencë në News24 foli për qeverinë shqiptare dhe protestat, që janë në ditën e 130-të.
Qori theksoi se sistemi i vjetër politik duhet të shkërrmoqet. Ai shtoi se Kosova është shembull sa i përket qeverisjes.
Sipas tij, Kosova ka sot një kryeministër që nuk është i korruptuar dhe se kjo duhet të ndodhë edhe në Shqipëri.
Arlind Qori: Kosova na mëson se duhet të kemi një kryeministër që nuk është hajdut.
Z Kurti nuk është i korruptuar dhe kjo është e dhënë e mirë. Na duhet një parti, që kanë një bosht moral përpara boshtit të ideologjisë partiake. Ky sistem i vjetër duhet të shkërrmoqet. Kosova duhet të na shërbejë si shembull.
Është Edi Rama, ai që na quan ne protestuesve “grek”, “serb”, “iranian” etj. Ramës i kërkohet dorëheqja prej 130 ditësh dhe prapë kryeministri shprehet se dorëheqja as që duhet t’ju shkojë ndërmend njerëzve. Kryeministri ynë ka një mendësi të vjetër në kohë.
