Detaje të reja janë mësuar nga operacioni i zhvilluar këtë të premte nga Policia e Lezhës, ku u arrestuar 3 persona të cilët dyshohet se do të kryenin një vrasje.

Gazetarja Xhensila Kodra tha për News24 se autorët e dyshuar prej disa ditësh policia i ka ruajtur dhe mbajtur në vëzhgim.

Këta shtetas janë kapur në Shkodër, nga Policia e Lezhës, ku më pas janë gjetur dhe sekuestruar armë dhe veshje që dyshohet se do të përdoreshin për vrasjen.

Blutë kanë dyshime të forta se mund të jenë të njëjtët autorë të atentatit në Sarandë. Aktualisht kontrolle të shumta po bëhen në Shkodër, Laç dhe Kamzë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: