Një 32-vjeçar është arrestuar në Shijak në kuadër të operacionit policor të koduar “Baza”, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij në fshatin Koxhas-Kodër, në Xhafzotaj, u gjetën dhe u sekuestruan dy armë zjarri automatike, 20 fishekë dhe 32 500 euro.

I riu, me inicialet A. I., akuzohet për mbajtje pa leje të armëve dhe municionit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISE
Shijak/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Baza”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen 2 armë zjarri automatike, municion luftarak dhe 32.500 euro.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, bazuar në inteligjencën policore se një shtetas mbante armë zjarri pa leje, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Baza”. Si rezultat i operacionit, në fshatin Koxhas-Kodër, Xhafzotaj, Shijak, u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit A. I., 32 vjeç, banues në Shijak. Gjatë kontrollit të banesës u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

2 armë zjarri automatike, 2 krehra me nga 10 fishekë secili, një shumë prej 32.500 eurosh. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. I., 32 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: