Pas mbylljes së fjalimeve te Kryeministria, protestuesit kanë nisur edhe marshimin. Siç edhe u njoftua marshimi do të jetë drejt Komisariatit 3, pasi atje ndodhet një protestues i cili u ndalua nga efektivët.

“Ne na liruan por një djalosh që u mor zvarrë në protestën te Parlamenti është akoma aty. Ndaj ky marshim e ka për detyrim të shkojmë te Komisariati. Shkojmë aty për Artur Alimadhin, kërkojmë lirimin e Arturit. Marshimin e udhëheqin studentët. Shkojmë te komisariati 3 për shkak se një qytetar mbahet peng nga dje”, tha aktivisti Edison Lika

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: