Ka nisur marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë sot në ditën e 121 kundër qeverisë.
Protestuesit thërrasin “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, “Rama jep dorëheqjen” etj.
Pritet që protestuesit të mblidhen përballë Kryeministrisë, ku do të mbahen edhe fjalime.
Protestuesit akuzojnë qeverinë se është zhytur në krim dhe korrupsion e kërkojnë largimin e Ramës e të qeverisë së tij.
