Një punonjës policie vetëm 19 vjeç është dhunuar disa ditë më parë në Krujë, teksa ndodhej jashtë shërbimit. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive personale, pas komunikimit të të riut me një vajzë 17-vjeçare. Sipas hetimeve paraprake, autorë të dyshuar të dhunës janë vëllezërit e vajzës, të cilët dyshohet se nuk e kanë pranuar komunikimin e saj me të riun.

Punonjësi i Patrullës është goditur me sende të forta dhe shkopinj bejsbolli. Pas ngjarjes, ai ka njoftuar kolegët dhe ka bërë kallëzim pranë organeve kompetente.

Në një dëshmi ekskluzive për autoren dhe moderatoren e emisonit ‘Me zemër të hapur’ në News24, Evis Ahmeti, 19-vjeçari ka rrëfyer rrethanat e sulmit, duke treguar se si u përball me personat që, sipas tij, i dolën pritë pranë banesës. Ai ka folur edhe për komunikimin me vajzën, duke pretenduar se nuk e dinte moshën e saj dhe se bisedat mes tyre kishin zgjatur vetëm tri ditë.

Më poshtë intervista:

Evis Ahmeti: Alesio, mirëmbrema!

Polici i dhunuar: Po, si kalove?

Evis Ahmeti: Mirë, faleminderit! Si je ti?

Polici i dhunuar: Mirë, ja…

Evis Ahmeti: Si vajtën vizitat mjekësore? Je në spital?

Polici i dhunuar: Jo, jo, isha në spital…

Evis Ahmeti: Je në shtëpi?

Polici i dhunuar: Jo, jo, jam në shërbim!

Evis Ahmeti: Je në shërbim? Je kthyer?

Polici i dhunuar: Po, s’kam çfarë të bëj më, s’mund të rri. U mjekova e ika.

Evis Ahmeti: Po çfarë ndodhi?

Polici i dhunuar: Ndodhi se më dolën pritë në rrugë duke ikur në shtëpi.

Evis Ahmeti: I njihje ata dy personat, dy vëllezërit?

Polici i dhunuar: Jo fare, personat s’i njihja fare nga ata, me të thënë të drejtën, familjen e tyre fare! Vetëm me këtë gocën, thjesht kam pasur lidhje, i kam thënë dy fjalë ose gjëra, e kupton?

Evis Ahmeti: E kuptoj, po ju jeni nga i njëjti vend? S’i kishe parë fare, as për shkak të detyrës tënde ata si fytyra?

Polici i dhunuar: Për Zotin fare, fare! Se aty e kanë gjetur vendin, se është pak errësirë aty te lagjja, se s’ka drita.

Evis Ahmeti: Po?

Polici i dhunuar: E kanë gjetur vendin, se ka pak errësirë, se ka pemë aty.

Polici i dhunuar: Edhe aty më kanë pritur mua. Unë isha duke ecur me makinë, po s’e vura re fare personin, se ishin te pallati im. A më kupton?

Evis Ahmeti: Po, po.

Polici i dhunuar: Edhe ata ishin duke pritur te kjo rruga, te shkallët, xhamat e zinj. Nuk i shihja, sepse isha brenda në makinë, a më kupton?

Evis Ahmeti: Po, po.

Polici i dhunuar: E thashë, mos është ndonjë komshi që po ikën. S’më merrte mendja se do të kisha konflikt me asnjë person, as me punët e mia, as s’kam pasur punë! Se di, muhabetin me atë gocën e kam mbyllur ditën e dielë, domethënë muhabeti është mbyllur shumë në paqe, domethënë…

Evis Ahmeti: Po të dolën të dy përnjëherë? Me çfarë të qëlluan?

Polici i dhunuar: Të dy me shkop ishin.

Evis Ahmeti: Po dëmtimet që more?

Polici i dhunuar: Dëmtimet, aty në trup i kam marrë goditjet.

Evis Ahmeti: Shkove në spital apo çfarë bëre?

Evis Ahmeti: Po vajzën e dije që ishte nën 18 vjeç?

Polici i dhunuar: Për Zotin jo, mi! Unë tri ditë kisha që flisja me të! Edhe mesazhet që i kam me të brenda në shtëpi, as nuk e kam pyetur fare sa vjeç është! Fare, unë e dija që është më e madhe.

Evis Ahmeti: Po ku e ke parë vajzën ti? E ke parë në Krujë, ku e ke parë?

Polici i dhunuar: Po te gjimnazi aty, po.

Evis Ahmeti: Te gjimnazi.

Polici i dhunuar: Po, aty piva një kafe një ditë me çunat, aty te pazari, aty te restoranti, dhe aty e pashë. E pashë, domethënë, si çunat, si të rinjtë që jemi, a më kupton ti?

Evis Ahmeti: Po, po.

Evis Ahmeti: Po ti ia dije emrin vajzës?

Polici i dhunuar: Si?

Evis Ahmeti: Ia dije emrin vajzës?

Polici i dhunuar: Emrin e vajzës, po besoj e kisha aty te vajza.

Evis Ahmeti: Ku i shkruaje, në Instagram?

Polici i dhunuar: Jo, i kemi folur në WhatsApp, jo në Instagram.

Evis Ahmeti: Ah, në WhatsApp! I gjete numrin e telefonit?

Polici i dhunuar: Po, në WhatsApp.

Evis Ahmeti: Ta dha vetë vajza numrin?

Polici i dhunuar: Jo, numrin e kam gjetur unë, se, domethënë, muhabetin e parë e bëra unë pra, kjo është.

Evis Ahmeti: E kuptoj. Po çfarë i ke shkruar?

Polici i dhunuar: S’është… unë s’e kam takuar fare këtë vajzën, as nuk kam folur në telefon, vetëm i kemi shkruar mesazhe, tri ditë që kemi folur, kaq.

Evis Ahmeti: E kuptoj. E kuptoj, po çfarë i ke shkruar këto tri ditë?

Polici i dhunuar: Po… “Çfarë bën?”, “Si je?”, “Si po të shkon shkolla?”, “Familja?” Këtu fut… pyetje kështu siç pyet dhe mua ti. A më kupton? Pyetje që e njohim më shumë. Por bisedat i kam, bisedat i kam këtu të regjistruara pra.

Evis Ahmeti: E kuptoj. Po ndërkohë, pse i mbyllët muhabetet me vajzën?

Polici i dhunuar: Jo, më tha, po më shkruante mesazhe mua ditën e dielë, më tha mua që… po ikte në një festë, s’e di ku ishte, kështu mirë po ia kalonte, e di ku ishte e s’kishte se çfarë të bënte, i çoi fotot…

Evis Ahmeti: Po?

Polici i dhunuar: Edhe aty i thashë, edhe unë dola te pazari për të pirë kafe. “E mirë”, më tha mua. Edhe më shkruajti pas dy orësh a sa ishte, më shkruajti ajo nga ora 2:00. Tha: “Po ikim në shtëpi”, tha, “edhe mos më shkruaj më”, tha, “se më ka parë mami”, tha, “mesazhet edhe nuk më lë edhe nuk do që të flas me njeri”.

Evis Ahmeti: Po.

Polici i dhunuar: Edhe unë i thashë: “Nuk dua”, thashë, “që të flasësh me njeri njëherë”, thashë. Edhe i shkruajta unë, mesazh i thashë: “Çfarë ishte kjo”, i thashë unë, “që më the?” Ose i thashë: “Për çfarë më dhe përgjigje”, thashë, “si në fillim?”

Evis Ahmeti: Po.

Polici i dhunuar: A kupton ti? I thashë unë: “Nuk të njihja”. “Mirë, dashka s’më njihje, muhabetin e kemi bërë tri ditë”, i thashë, “gallatë, qeshëm kështu kemi bërë. Por nejse”, i thashë, “mua më ke rënë në sy”, i thashë unë, “edhe për këtë të kam shkruar”. I kemi këtu me mesazhe të gjitha unë. Por nejse…

Evis Ahmeti: Po?

Polici i dhunuar: Më pas i thashë unë: “Nejse”, i thashë, “ti e di”, i thashë kështu dhe ia mbylla gjënë me muhabet të ëmbël, i thashë. “Të puth nga larg”, i thashë, “edhe në qoftë se në rrugë”, i thashë, “shoh, se do të rastisë”, i thashë, “ndonjë ditë në rrugë të të shoh, kaq”.

Evis Ahmeti: E kuptoj.

Polici i dhunuar: Edhe nga këtu, nga ky moment, fare më, iku! I shkruajta dje për me e parë, po më ka bërë bllok.

Evis Ahmeti: Ëhë.

Polici i dhunuar: Po ajo goca… ajo goca kishte thënë se më kanë marrë në privat dhe më thanë: “Pse më ke bërë bllok?”. A e kupton ti? Se i thashë këtyre unë, i thashë: “Merrni telefonin, shkoni te telefoni e hapeni, çfarë të duhet, çfarë s’duhet”. Edhe i thashë… Shikoni, i thashë, numri i fundit, i thashë, që kam marrë nga privat ka qenë maksimumi para një viti. Pse jam ashtu tipi unë, se a e kupton ti?

Evis Ahmeti: Po, po.

Polici i dhunuar: Me njerëzit e mi, për Zotin, asnjëherë s’kam. Po më shumë t’ju ruaj për këtë punën e policisë, se jemi te shkolla, e kupton?

Evis Ahmeti: Ndërkohë që ata vëllezërit e saj të gjuajtën me shkopinj gome, të thanë diçka për motrën? E kuptove që bëhej fjalë për këtë vajzë?

Polici i dhunuar: Jo, jo, jo fare! Veprimet filluan me goditje. Unë u ruajta sa u ruajta, për Zotin, nga koka më shumë.

Evis Ahmeti: E kuptoj. Po kur e more vesh ti që bëhej fjalë për vajzën dhe jo për shkak të detyrës tënde?

Polici i dhunuar: Po jo, duke e marrë… duke e marrë nga kjo, s’kam pasur asnjë sherr me njeri tjetër. Edhe këtu s’kam filluar me kështu gjëra, nuk i kam rënë kujt në qafë fare.

Evis Ahmeti: Po kur i pe lajmet sot pastaj, çfarë mendove?

Polici i dhunuar: S’di gjë, se kisha parë gjë fare, se nuk kam parë fare me… vetëm më morën në telefon të shtëpisë e te telefonat, e me çfarë i keni përgjuar. Vetëm thashë: “Çfarë bëhet këtu?”.

Evis Ahmeti: Ti ke bërë kallëzim në polici, të kanë marrë në pyetje?

Polici i dhunuar: Mua, në momentin që më rrahën…

Evis Ahmeti: Po?

Polici i dhunuar: I mora në telefon, se nuk punonin për të shkruar.

Evis Ahmeti: Po?

Polici i dhunuar: I mora në telefon atyre të shërbimit, i thashë, i tregova makinën: “Golf 5-sa pa targa”, i thashë, “dini gjë”, i thashë, “po s’ka bllok në krahë? Se lejni me më rënë mua fusha”, i thashë, “më ndaluan se më ka prerë rrugën”, i thashë, “edhe më ka gjuajtur, më ka rrahur”, i thashë atyre unë.

Evis Ahmeti: Po?

Polici i dhunuar: Edhe ata kanë marrë në telefon sallën e Krujës, erdhën patrullat te lagjja e shtëpisë time aty në Krujë.

Evis Ahmeti: Po, e di.

Polici i dhunuar: Aty ku më kanë rrahur mua.

Evis Ahmeti: Ëhë.

Polici i dhunuar: Edhe pastaj më morën në telefon te shefi i komisariatit… Pyetjet e para. Tha: “E ke parë situatën?”, tha. I thashë… se e pata dhe… te familja ime aty, ka thënë që “s’kam… s’kam pasur asnjë konflikt me asnjë, as fare, fare, fare”, a kupton?

Evis Ahmeti: E kuptoj.

Polici i dhunuar: Edhe… pse… Edhe i tregova këtë.

Evis Ahmeti: Ëhë.

Polici i dhunuar: Hapa WhatsApp-in. “Çfarë ke folur?”, tha, se ma bënin mirë me ma bërë të qartë. Thashë, më mirë t’i tregoj, thashë, se ti… të biem dakord.

Evis Ahmeti: E vërtetë.

Polici i dhunuar: I thashë: “Kjo është se kam folur me këtë gocën, po lexojeni”, i thashë, “dhe bisedën”, i thashë shefit vetë. Ata e morën me mend aty që ka përdorur njëri me prapë… Biseda ka qenë shumë e paqtë. Unë kam qenë… unë kam qenë shumë i qetë ato ditë, se do ikja për shtëpi. Dola nga makina, s’po prisja me ndodh gjë fare, po ikja i qetë si për ditë, për Zotin, se po ta dija, s’i kisha lënë me shkuar as kështu, asgjë!

Evis Ahmeti: E kuptoj.

Polici i dhunuar: Edhe… kjo te ky moment.

Evis Ahmeti: Po ata dy vëllezërit e vajzës kanë dhënë denoncim në polici? Çfarë kanë thënë, kanë dhënë shpjegime?

Polici i dhunuar: Jo, janë në kërkim më duket ata, s’di gjë…

Evis Ahmeti: Ah, nuk janë ndaluar! Nuk kanë dhënë asnjë lloj shpjegimi. Po vetë vajza, nuk të ka kërkuar të paktën ndjesë?

Polici i dhunuar: Po duket se ka ardhur ajo vajza sot këtu, se kur erdhëm për shërbim e pashë atë vajzën këtu. E pashë kështu…

Evis Ahmeti: Po prindërit e vajzës, nuk të kanë kërkuar…

Polici i dhunuar: E pashë me babanë e vet aty, se…

Evis Ahmeti: Po nuk të kanë kërkuar të paktën ndjesë?

Polici i dhunuar: Mua ndjesë mua? Për çfarë, o personat ata… S’e kuptoj këtë gjë!

Evis Ahmeti: E marr me mend.

Polici i dhunuar: Atë… Se për shembull më thonë mua aty se unë kam motër vetë. Po. Më merr me ngacmuar kush, me i shkruar motrës time unë, se unë u nisa kështu si thonë të gjithë, i bie me vrarë me njerëzit.

Evis Ahmeti: E kuptoj.

Polici i dhunuar: I ka shkruar, ka shkruar me ia marrë mendtë. I shkruan prapë!

Evis Ahmeti: E kuptoj.

Polici i dhunuar: I ka shkruar, domethënë i shkroi motrës time, e shoh se kush është, e kap atë personin, i thua: “Shiko, kjo është muhabeti, mos të shoh më!”, kaq! Po jo… po prandaj s’më… pa thënë fare, se unë s’e kisha ditur fare, s’e kam ditur fare se ka pasur vëllezërit e vet! Se s’kisha ditur me u ruajtur prej tyre!

Evis Ahmeti: Pra ti je nisur me qëllim serioz për vajzën.

Polici i dhunuar: Po jo me, thjesht… thjesht muhabet kështu, prapë po filloj me folur me vajzën e po i thosha… po thashë të ketë motër, po thashë kam, ti ke, thashë… I thashë unë, po ti a ke? Po, tha, kam dy vëllezër më të mëdhenj se vetja, kam dhe një motër më të vogël. Familja dashur, faqe me jetë. Muhabet kështu, a më kupton, muhabet njohjeje për punë dy ditësh, tri ditësh, sa mund të bësh një muhabet?

Evis Ahmeti: Arrite ta propozosh në këto tri ditë që “më pëlqen”, “shoqërohem me ty”? Ti ta pyesje të paktën për moshën.

Polici i dhunuar: Po… po ora s’ka… asnjë nuk i kam me takuar fare. A më kupton? Fare! Vetëm muhabet kaq! “Si je?”, “Ku je?”, “Çfarë bën?”, kaq!

Evis Ahmeti: Po ia shprehe që ke një lloj interesi për të, apo jo?

Polici i dhunuar: I thashë pra, se ia pashë, se i shkruajta mesazhin kur shkova me e mbyllur.

Evis Ahmeti: E kuptoj.

Polici i dhunuar: I thashë: “Më ke rënë në sy, për këtë të kam shkruar”.

Evis Ahmeti: E kuptoj.

Polici i dhunuar: E kuptoj.

Evis Ahmeti: Po duke qenë, Alesio, se e ke parë te gjimnazi, nuk të shkoi mendja që ishte nën 18 vjeç?

Polici i dhunuar: Po për Zotin, më e madhe, po tash ka filluar shkolla, se unë këtë javë kam dalë, prapë, zotëri, se kam qenë në punë. I pari, i treti, s’kam pasur kohë me dalë fare, a më kupton?

Evis Ahmeti: E qartë.

Polici i dhunuar: I javë që kam dalë, për Zotin, te këto lokalet me shokët, kam rastisur aty te treta e po shtyjmë një katër ditë si… Çdo katër ditë, domethënë, te treta e po shtyjmë një dy ditë pushim prapë. Se kam ndenjur, domethënë, gjatë ditës te këto lokalet me shokët dhe kështu që kam parë…

Evis Ahmeti: E kuptoj.

Evis Ahmeti: E kuptoj. Po numrin si ia sigurove, si ia gjete?

Polici i dhunuar: Ë?

Evis Ahmeti: Numrin si ia gjete?

Polici i dhunuar: Po kam… kisha shokë që është vit i tretë te klasa e saj, e kanë te klasa gocën.

Evis Ahmeti: E kuptoj.

Polici i dhunuar: E kuptoj.

Polici i dhunuar: Ti mendove viti i tretë edhe ndërkohë ajo mund të ishte 18 vjeç.

Polici i dhunuar: Viti i tretë… se viti i tretë, viti i tretë kam qenë vetë 18 vjeç, si i bë… A e kupton? Pra, zotëri, s’e kam ditur se po ta dija, se unë e di se jam polic, nuk jam… E kuptoj…

Evis Ahmeti: E kuptoj, e kuptoj. Po ndërkohë ajo është nën 18, apo jo?

Polici i dhunuar: 17 është ajo, se di, i duket për dy muaj më tha i duhet që i bëhet.

Evis Ahmeti: Për dy muaj bën 18 vjeç. Po familja jote si e përjetoi?

Polici i dhunuar: Si?

Evis Ahmeti: Familja jote, si e përjeton gjënë?

Polici i dhunuar: Familja ime nuk e di, se më kanë parë mua të shkoj në shtëpi me krahun kështu, se i gërvishtur, shpatullat më kanë rënë një çikë… se e di, te shpatullat më kanë rënë një çikë fort. Po unë nga ikja…

Evis Ahmeti: Ëhë.

Polici i dhunuar: …se po shihja, po shihja se gjeta një hapësirë të vogël, se unë e kam… është aty para pallatit, është një përdore e madhe…

Evis Ahmeti: Po?

Polici i dhunuar: …që vjen rreth e rreth pallatit dhe janë ca shkallë që ulesh poshtë, janë ca shkallë. Po unë, unë me shkuar te ato shkallët, i thashë se po më kapin, se me vrap s’marr do mend, se jam një çikë i shëndoshë…

Evis Ahmeti: Po.

Polici i dhunuar: I thashë, po më kapin e ha… Më mirë sot po më bëjnë, i thashë, në rrugë, se nuk e kisha, nuk e kisha kuptuar se për çfarë! Se çfarë po bëjnë këtë me mua sot? Edhe e futa te ajo me xhamat e thyer, e hapa, e hapa atë parmakun një 7-8 metra, po… ia futa prej aty.

Evis Ahmeti: E kuptoj.

Polici i dhunuar: Edhe desh… desh Zoti se është një çikë pjerrësi aty, garazhi direkt në pjerrësi, desh Zoti se u rrëzova kështu direkt me rrëshqitje me… vrapova e hyra në shtëpi.

Evis Ahmeti: Ti mendon se është ankuar vajza tek vëllezërit apo vëllezërit e kanë kapur me mesazhet me ty?

Polici i dhunuar: Këtë, këtë s’arrij ta kuptoj, për Zotin! Më thanë vetëm, vetëm më thanë kot për atë Zot, nuk e arrij ta kuptoj, po… që të shoh se cilët janë ata, unë e dëgjoj që nga krahët e tyre vëllezërit e saj… çfarëdo që të jetë ajo, ku ta di unë gjëra… Tjetër konflikt prapa kësaj të madh nuk kam.

Evis Ahmeti: Në qoftë se do ta dije që do të përfundonte e gjithë kjo histori kështu, do t’i shkruaje, do të tentoje ta…

Polici i dhunuar: Po jo, po… po me e rrahur shtëpinë time aty, po s’merrje marrëveshje fare, fare, fare! Po me e ditur se është besëprerë…

Evis Ahmeti: E kuptoj. E kuptoj.

Polici i dhunuar: Se s’kam pasur herë të parë këtë gjë, se di, po… Se unë kam folur me vajza të tjera kur kam qenë në gjimnaz, se… se quhen të reja ato, se… Se me 90% të atyre kemi folur.

Evis Ahmeti: Po mirë, ti je… ti je polic, vajzat që ke komunikuar besoj i ke pyetur për moshën, se duhet të jenë mbi 18, apo jo, Alesio?

Polici i dhunuar: Për Zotin s’e kam pyetur fare, o Zot i madh, e… ndaj t’i tregoj bisedën, e ke këtu në telefon, e kam me video recorder dhe me kështu me radhë, se nuk fshihen ato, pasi i fshiva unë.

Evis Ahmeti: E kuptoj. E kuptoj.

Polici i dhunuar: Ajo s’më ka… ajo s’më ka pyetur mua…

Evis Ahmeti: Ëhë.

Polici i dhunuar: …ti vetë sa vjeç je?

Polici i dhunuar: Unë 19 vjeç.

Evis Ahmeti: 19, pra jeni aty-aty.

Polici i dhunuar: Mbrëmë më ka mbaruar gjimnazi, vjet e kam mbaruar gjimnazin…

Evis Ahmeti: Ëhë.

Polici i dhunuar: …hyra në shkollë, mora shkollën dhe dola polic tani, kam një muaj me dalë tani.

Evis Ahmeti: E kuptoj. E kuptoj.

Polici i dhunuar: Po unë bëra gabim se i shkruajta asaj gocës vetë.

Evis Ahmeti: E kuptoj. E kuptoj. Po në qoftë se do ta kishe vajzën përballë, çfarë do t’i thoje?

Polici i dhunuar: Të shoh me çfarë i thonë, o Zot, s’e kam parë më, s’kam lidhje fare me atë lloj familje, nuk dua fare, fare, fare asnjë gjë!

Polici i dhunuar: S’më intereson më ajo familje!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb