Nën masa të rrepta sigurie ka nisur seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për Rubens Saraivën, portugezin e dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 19 prill 2023, në lokalin në pronësi të Nikulajt në Shëngjin. Për këtë krim, Gjykata e Shkallës së Parë në Lezhë e ka dënuar Saraivën me burgim të përjetshëm.

Në sallën e gjyqit janë të pranishëm edhe familjarë të Ardian Nikulajt, ndërsa seanca në Apel zhvillohet nën masa të shtuara sigurie.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: