Pas marshimit në disa zona të Tiranës, studentët kanë mbërritur tashmë para Ministrisë së Arsimit.

Megjithëse protesta ishte paralajmëruar që të niste në orën 14:00, të rinjtë e kanë nisur aksionin më herët.

Fillimisht kanë qenë nxënësit e gjimnazit “Partizani” që bojkotuan mësimin, ndërsa më tej kanë qenë studentët e Mjekësisë, Politeknikut, Ekonomikut dhe Filologjikut që kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës.

Ata u kanë bërë thirrje të rinjve dhe qytetarëve të cilët ishin në kafene që të ngrihen dhe të bëhen pjesë e protestës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb