Një zjarr i madh ka përfshirë një ndërtesë pranë stacionit hekurudhor Austerlitz, në arrondissementin e 13-të të Parisit, duke shkaktuar sasi të mëdha tymi të zi që janë parë nga zona të largëta të kryeqytetit francez.

Sipas raportimeve të mediave franceze, zjarri ka nisur në çatinë e një ndërtese gjashtëkatëshe. Sipas dëshmive të banorëve, në godinë po kryheshin punime riparimi.

Tymi i dendur është përhapur në zonën përreth, ndërsa aroma e tij është ndier edhe në distancë. Deri më tani, nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarri nuk ka ndikuar në funksionimin e stacionit Austerlitz, por qarkullimi në zonën përreth është ndërprerë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: