Gazetari Blendi Fevziu thotë se kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD dhe t’i hapë rrugë një lidershipi të ri.
Feviziu përsëriti edhe njëherë qëndrimin e tij, se Berisha duhet të qëndrojë vetëm si kryetar nderi i PD.
“Kam thënë të jetë kryetar nderi dhe të lërë dikë të drejtojë de facto partinë“, deklaroi Blendi Fevziu.
Më tej ai shtoi se “Qenia e Berishës në krye nuk i jep hapësirë PD-së për lidership të ri, por qëndron e unifikuar për shkak të Berishës. Prandaj kam thënë të qëndrojë si kryetar nderi”.
“Puna është që të lërë garë dhe jo të emërojë tjetrin”, deklaroi ndër të tjera Blendi Fevziu.
Po ashtu gazetari Feviziu deklaroi për shkak të numrave që Rama ka në Parlament, opozita e ka të vështirë të bëjë diçka. I ndalur tek protestat, Fevziu tha se kjo e ka vendosur opozitën në një situatë të sikletshme.
“Opozita ka qenë në një situatë të sikletshme. Protesta e vuri në siklet dhe opozitën. Opozitë protestonte për gjëra të ngjashme dhe nuk kishte atë mbështetje. Befas një incident i vogël nxori në rrugë gjithë qytetarët. Ndërkohë kur organizimin e bën opozita nuk është kjo përkrahje. Kjo e ka lënë në situatë të vështirë. Pjesa më e madhe e protestuesve ben një shenjë barazimi mes Ramës dhe Berishës. Gjë që unë besoj se nuk është e drejtë, por është e drejtë e tyre. Duke vënë një shenja barazimi ata e kanë pak të vështirë ti qasen si opozitë protestës. Edhe opozita është në një situatë të vështirë. Ndërkohë sa i takon parlamentit me shifrat që ka Rama opozita e ka të vështirë të bëjë diçka”, tha Blendi Fevziu në emisionin “Të Paekspozuarit”.
