Policia ka ndërmarrë masa edhe më të ashpra ndaj protestuesve.
Për të shpërndarë studentët, efektivët tashmë kanë hedhur ujë me kimikate.
Herë pas herë ka ndërhyrje nga forcat policore, me qëllim që të shpërndajë studentët.
Autobotët e ujët janë në mes të rrugës, ndërsa rezistenca e protestuesve vazhdon.
Studentët shprehen se edhe në universitete ka shumë probleme, pasi nuk ka drejtësi dhe nuk ka kushte. Po ashtu, shprehen se jetesa në Tiranë është bërë thuajse e pamundur, pasi kostoja e jetesës është e lartë.
