Studentët vijojnë protestën në Tiranë, duke ngritur shqetësimet për mungesën e vendeve të punës, vështirësitë me të cilat përballen të rinjtë pas përfundimit të studimeve dhe largimin nga vendi.

Një student i Drejtësisë, pjesëmarrës në protestë, u shpreh se të rinjtë kanë shumë arsye për të protestuar, pasi, sipas tij, mundësitë e punësimit mungojnë si në profesionin e tij, ashtu edhe në shumë fusha të tjera.

“Jam student i Drejtësisë dhe protestoj për të drejtat tona. Ti mbaron shkollën dhe nuk gjen dot një vend pune. Ka shumë arsye për të protestuar. Vendet e punës mungojnë në profesionin tim dhe në shumë të tjerë. Prindërit bëjnë sakrifica dhe kjo gjë nuk shpërblehet, dhe ne detyrohemi që të largohemi”, deklaroi ai.

Studenti ngriti gjithashtu shqetësime për sjelljen e Policisë gjatë protestave, duke thënë se efektivët duhet të tregohen më të kujdesshëm, veçanërisht në raport me vajzat pjesëmarrëse në tubim. “Policia sillet keq, sidomos me vajzat. Policia duhet të tregohet më e kujdesshme me vajzat”, u shpreh ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: