Tensione gjatë protestës studentore në Tiranë. Protestuesit kanë debatuar ashpër me deputetin e Partisë Demokratike, Edi Paloka, duke i kërkuar të largohet nga tubimi.

“Rama në burg, Berisha në burg!”. Me këto thirrje e kanë pritur studentët deputetin e PD-së, Edi Paloka, ndërsa më pas e kanë detyruar atë që të largohet. “Ik, ik”, ‘Deputetë të krimit!”, dëgjohen në video të rinjtë protestues.

Studentët kanë kundërshtuar praninë e tij në tubim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: