Pamje të reja nga protesta studentore para Ministrisë së Arsimit tregojnë momentin kur deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, tenton t’i bashkohet tubimit, por kundërshtohet nga protestuesit.
Studentët i kanë bërtitur dhe e kanë lagur me ujë Palokën, duke i kërkuar të largohet nga protesta. Në fund, deputeti i PD-së është detyruar të largohet nga tubimi.
Protestuesit kanë kundërshtuar praninë e tij, ndërsa kanë vijuar të kërkojnë që protesta të mos identifikohet me partitë politike.
