Situata në rrugët e Tiranës vijon të mbetet jashtëzakonisht e tensionuar dhe e shpërndarë në disa vatra kryesore të qytetit.
një pjesë e turmës së protestuesve është zhvendosur sërish në zonën e Parlamentit, ndërkohë që grupe të tjera të protestuesve ndodhen të pozicionuara përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Për të shpërndarë dhe kontrolluar turmat, forcat e rendit janë vënë në ndjekje të protestuesve duke përdorur autobotët e ujit me presion, të shoqëruara nga hedhja e vazhdueshme e gazit lotsjellës nëpër rrugë.
