Situata e krijuar nga protestat në Tiranë ka bërë që KF Egnatia të mos zhvillojë stërvitjen e programuar për orën 18:30. Për shkak të zhvillimeve të fundit dhe situatës së krijuar në kryeqytet, skuadra e Egnatias ka vendosur të mos zbresë në fushë për seancën stërvitore të planifikuar.

Megjithatë, pavarësisht situatës, zhvillimi i ndeshjes ndaj Midtjylland nuk paraqet rrezik dhe gjithçka pritet të vijojë sipas programit të parashikuar. Kështu, të paktën deri në këto momente, nuk ka ndryshime në planifikimin e ndeshjes, ndërsa situata në Tiranë mbetet në vëmendje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb