Në Rrugën e Durrësit, protestuesit kanë ndezur disa vatra zjarri. Një pjesë e studentëve u zhvendosën te “Zogu i Zi”, ndërsa një pjesë është shpërndarë në një zonë tjetër të kryeqytetit, duke shkaktuar kaos, ndërsa policia reagon me forcë.
Forca të shumta policisë gjithashtu janë vendosur në zonën ku janë ndezur edhe vatrat e zjarrit. Pranë Rrugës së Durrësit dhe qendrës së Tiranës protestuesit i vendosën zjarrin një kulle shumëkatëshe të sapondërtuar.
Revolta e studentëve vijon që prej orëve të para të mëngjesit.
Disa institucioneve janë vënë në shënjestër të protestuesve ku edhe iu është vënë flaka, si Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë, apo edhe Bashkia e Tiranës. Te Zogu i Zi u thyen xhamat dhe iu vendos zjarri filialit të Tirana Bank.
Gjithashtu protestuesit qëndruan për disa orë te Kryeministria, ndërsa pati edhe tensioneve mes forcave të policisë të cilët u përgjigjën me gaz lotsjellës.
