Ndërkohë që ishte paralajmëruar seancë plenare në orën 10:00 në Kuvend, është marrë vendimi për bojkotin e saj.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton për News24 se nga godina e Kuvendit kanë dalë edhe deputetët socialistë që ishin tashmë në Kuvend.

Duket se vendimi është marrë nën frikën e protestave, ndërsa qindra të rinj, duke bojkotuar gjimnazet dhe universitetet, janë mbledhur në zonë. Ndërkohë pranë Kuvendit shihet një numër i shtuar i efektivëve të policisë dhe autobote uji, që mund të ndërhyjnë në rast nevojë për shpërndarjen e turmës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb