Studentët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë kanë bojkotuar mësimin dhe i janë bashkuar protestës që po zhvillohet në Tiranë.
Me thirrjet “Rama jep dorëheqjen”, të rinjtë kanë lënë auditorët për t’iu bashkuar tubimit masiv në kryeqytet.
Protesta e studentëve dhe gjimnazistëve vijon, ndërsa bojkoti i mësimit është shtrirë në disa shkolla dhe universitete. Aksione proteste po zhvillohen edhe në qytete të tjera të vendit.
