Një gjimnazist i Shkollës Profesionale ka folur për gazetarin e News24, Klevin Muka, gjatë protestës së të rinjve në Tiranë, duke treguar arsyet që e kanë shtyrë të marrë pjesë në tubim. Ai u shpreh se plani i protestuesve është të bojkotojnë mësimin dhe më pas të marshojnë drejt Parlamentit.
“Drejtimin e kemi që të bojkotojmë mësimin dhe më pas drejt Parlamentit, do ta djegim! Edhe këta policët të na ndihmojnë, se kanë fëmijët për të ushqyer. Me çfarë do ta mbajnë familjen me 300 mijë lekë? Me çfarë do të ushqehen?”, u shpreh ai.
Gjimnazisti, i cili tha se është në vitin e katërt dhe se ka punuar vazhdimisht për të përballuar vështirësitë, ngriti shqetësimin për çmimet e larta dhe pagat e ulëta.
“Unë jam gjimnazist, viti i katërt. Kam punuar vetë gjithmonë, se nuk ia dalim dot. Çdo gjë varet nga çmimet e larta, rrogat e ulëta. Do të jetoj në Shqipëri vetëm nëse ikën Edi Rama”, deklaroi ai.
