Gjimnazistët e disa shkollave në Lushnjë kanë dalë sot në protestë, duke marshuar në rrugët e qytetit dhe duke iu bashkuar valës së reagimit të të rinjve kundër qeverisë.

Protesta nisi me nxënësit e shkollës së mesme mekanike, të cilët dolën në rrugë dhe u bënë thirrje edhe gjimnazeve të tjera që t’u bashkoheshin. Më pas, në tubim u përfshinë edhe nxënës të gjimnazeve “28 Nëntori”, “Jani Nushi” dhe “Vath Korreshi”.

Fillimisht, protesta ishte paqësore dhe u shoqërua me thirrje kundër qeverisë. Megjithatë, më vonë situata u përshkallëzua, pasi protestuesit dëmtuan kosha mbeturinash dhe mbrojtëse metalike, si dhe bllokuan rrugët e qytetit.

Protesta në Lushnjë vjen në një kohë kur gjimnazistë dhe studentë janë ngritur në tubime edhe në Tiranë, Elbasan, Korçë, Shkodër dhe Durrës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb