Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm të Shqipërisë u ka bërë thirrje bizneseve në të gjithë vendin që të solidarizohen me protestat që zhvillohen në Shqipëri, duke kërkuar mbështetjen e protestuesve dhe uljen e qepenave gjatë orëve kur mbahen tubimet.

Në një deklaratë publike, shoqata argumenton se mbështetja e protestave është në interes të vetë bizneseve, familjeve të tyre dhe të ardhmes së fëmijëve. Ajo thekson se, në koordinim me shoqërinë civile, ka qenë vazhdimisht e pranishme në protesta dhe në sheshe për të denoncuar korrupsionin dhe aferat korruptive të qeverisë.

DEKLARATA
Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm e Shqipërisë ju bën thirrje të gjitha bizneseve të vogla dhe të mesme të vazhdojnë solidarizimin e protestave që zhvillohen në Shqipëri, sepse është në të mirën e tyre, në të mirën e bizneseve të tyre dhe për të ardhmen e fëmijëve dhe të familjeve të tyre.

Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, në koordinim me shoqërinë civile, ka qenë gjithmonë në protesta dhe në sheshe, për të denoncuar korrupsionin dhe aferat korruptive të këtij pushteti.

Prandaj, ju bëjmë thirrje të gjitha bizneseve shqiptare të mbështesin protestat, të ndihmojnë me çdo formë protestuesit dhe, në shenjë solidarizimi, të ulin qepenat e bizneseve në orët kur zhvillohet protesta.

Ulja e qepenave është dhe një masë e mirë për të mbrojtur bizneset nga dëmet dhe dëmtimet që ndodhin në protesta.

Screenshot 14
Screenshot 14

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb