Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur sot me të rinj, ndërsa studentë dhe gjimnazistë janë drejtuar drejt Kuvendit, në vijim të protestave që kanë përfshirë Tiranën.
Pas tensioneve dhe përplasjeve të regjistruara pranë Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë lëvizur drejt Parlamentit, ku synojnë të vijojnë tubimin e tyre.
Protestat e të rinjve vijojnë prej ditësh, me thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për ndryshim, ndërsa mobilizimi është shtrirë edhe në disa qytete të tjera të vendit.
