Tensione janë regjistruar gjatë protestës së të rinjve në Korçë, ku situata është përshkallëzuar dhe protestuesit kanë goditur shefin e Komisariatit të Policisë.
Gjatë tubimit janë dëgjuar thirrjet “Lirojini!”, ndërsa raportohet edhe për persona të shoqëruar nga policia.
Ndërkohë disa zonja kanë ndërhyrë dhe i kanë kërkuar policisë që të lirojë të rinjtë.
