Protesta e studentëve dhe gjimnazistëve vijon që prej mëngjesit të sotëm edhe në Korçë. Gjatë tubimit janë shënuar momente tensioni, ku protestuesit u kanë vënë flakën reklamave dhe stolave të qytetit.
Gjimnazistët dhe studentët janë mbledhur për të vijuar protestën, ndërsa gjatë saj janë dëmtuar elementë të infrastrukturës publike.
Ndërkohë, gjatë protestës ka pasur edhe shoqërime në polici. Tensionet janë shoqëruar me ndërhyrjen e efektivëve, ndërsa të rinjtë vijojnë tubimin në qytet.
