Protestuesit në Durrës kanë protestuar, duke iu drejtuar Postës Shqiptare.
Ata janë përplasur fuqishëm me Policinë e Shtetit, ku ka dhe skena dhune.
Efektivët kanë qëlluar me shkope gome protestuesit dhe me shqelme.
Kujtojmë se Posta Shqiptare në Durrës u bë objekt skandali, ku u grabitën plot 700 mijë euro nga ish-drejtoresha.
Ish-drejtoresha Elizabeta Mataj u la në arrest shtëpie, edhe pse kishte vjedhur 700 mijë euro nga paratë e pensionistëve.
