Protestuesit kanë sulmuar me kapsolla dhe gurë godinën e Bashkisë së Tiranës. Pas nisjes së sulmeve, punonjësit e sigurisë së bashkisë janë larguar, ndërsa hedhja e kapsollave dhe gurëve vijon.

Prej orëve të mëngjesit, studentët dhe gjimnazistët kanë bojkotuar mësimin dhe i janë bashkuar protestës në kryeqytet, me thirrjet “Ju erdhi fundi!” dhe “Dorëheqje!”.

Të rinjtë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë, ndërsa protestat vijojnë në disa zona të Tiranës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: