Tensionet vijojnë në rrugën pranë Bankës së Shqipërisë, ku protestuesit kanë hedhur kapsolla dhe gaz lotsjellës. Ndërkohë, forcat e policisë qëndrojnë në gatishmëri dhe, herë pas here, kundërpërgjigjen duke hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve.
Situata paraqitet e tensionuar edhe në disa rrugë të tjera të Tiranës, të cilat lidhen me Rrugën e Durrësit, ku vijojnë përplasjet mes protestuesve dhe policisë. Po ashtu policia është bërë gardh te selia e PS-së.
Tensionet janë shtrirë në disa zona të kryeqytetit, ndërsa protesta vijon mes hedhjes së mjeteve piroteknike dhe përdorimit të gazit lotsjellës.
