Studentët dhe gjimnazistët kanë marshuar drejt sheshit “Skënderbej” në Tiranë, duke vijuar protestën kundër qeverisë dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Që prej orëve të mëngjesit, të rinjtë kanë bojkotuar mësimin dhe i janë bashkuar protestës, me thirrjet “Ju erdhi fundi!” dhe “Dorëheqje!”.
Ata kërkojnë largimin e Ramës dhe të qeverisë, ndërsa tubimet e të rinjve vijojnë në kryeqytet.
