11 persona kanë marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar të Traumës (SUT) pas tensioneve dhe përplasjeve gjatë protestës së 16 tetorit në Tiranë.
Sipas përditësimit të orës 18:45, mes të lënduarve janë 6 protestues, përfshirë 3 të mitur, 3 efektivë të Policisë së Shtetit dhe 2 kalimtarë.
Aktualisht, në urgjencën e SUT ndodhen 2 protestues dhe një efektiv policie. Sipas informacionit të bërë publik, të tre janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po vijojnë ekzaminimet mjekësore.
Përplasjet gjatë protestës janë shoqëruar me përdorimin e gazit lotsjellës dhe tensione mes protestuesve dhe forcave të rendit.
