Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ka denoncuar dhunën e e policisë ndaj një 20-vjeçari, Eldi Demirxhiu, i cili, u rrëmbye nga 10 efektivë teksa po shëtiste me një shoqen e tij pranë Lanës.

Kapri deklaron se ngjarja ndodhi para syve të tij dhe se të riun më pas e kërkoi dhe e gjeti pas mesnate në Komisariatin nr. 1, me shenja dhune në fytyrë.
Vetë i riu ka dëshmuar dhunën e ushtruar ndaj tij pa asnjë shkak.
Reagimi i plotë i deputetit Erald Kapri:

“Eldi Demirxhiu është 20 vjeç dhe u rrëmbye para syve të mi nga 10 policë që e tërhoqën zvarrë. E kërkova dhe e gjeta pas mesnate në komisarian nr 1 të dhunuar, të nxirë nga grushtat në fytyrë. Më tha që ‘krimi’ i vetëm ishte se po shëtiste pranë Lanës me një shoqen e tij. E takova sot sërish pranë Bllokut të Sigurisë ku do e mbajnë edhe dy ditë të tjera. Prindërit e tij nuk lëvizin nga dera e komisariatit dhe ende nuk e kanë takuar dot”, shkruan Kapri.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb