24 persona kanë marrë trajtim mjekësor pas protestës së 16 tetorit, mes tyre efektivë policie, protestues dhe kalimtarë. Sipas informacionit mbi gjendjen e të lënduarve, shumica janë larguar nga spitalet, ndërsa dy persona vijojnë të marrin kujdes mjekësor në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Gjatë ditës së djeshme, në Spitalin Universitar të Traumës janë trajtuar 21 persona: 8 efektivë policie, 10 protestues, mes tyre 3 të mitur, si dhe 3 kalimtarë. Aktualisht, dy prej tyre vijojnë të marrin shërbim mjekësor. Një kalimtar ndodhet në gjendje të qëndrueshme, ndërsa një protestues 21-vjeçar po trajtohet dhe monitorohet nga ekipi i neurokirurgjisë. Sipas informacionit zyrtar, për të riun nuk ka aktualisht indikacion për ndërhyrje kirurgjikale dhe nuk rezulton rrezik për paralizë.
Informacion mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës së datës 16.10.2026
Gjatë ditës së djeshme, në Spitalin Universitar të Traumës 21 persona kanë marrë trajtim mjekësor në strukturat shëndetësore, nga të cilët:
* 8 efektivë të Policisë;
* 10 protestues, mes tyre 3 të mitur;
* 3 kalimtarë.
Nga personat e lënduar, dy prej tyre janë ende duke marrë shërbim. Një kalimtar (gjendja stabël) dhe një protestues, 21 vjeç, i cili po trajtohet dhe monitorohet nga ekipi i neurokirurgjisë. Aktualisht, nuk ka indikacion për ndërhyrje kirurgjikale dhe nuk rezulton rrezik për paralizë.
Të gjithë personat e tjerë kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë larguar nga spitali me këshillën e mjekut, jashtë rrezikut për jetën.
Spitali rajonal Vlorë
– 1 efektiv i policisë (ka marrë trajtimin dhe ka lënë spitalin)
– 2 të mitur (kanë marrë trajtimin dhe kanë lënë spitalin)
Spitali rajonal Lezhë
– Një e mitur (ka marrë trajtim dhe ka lënë spitalin)
