Universiteti i Mjekësisë ndodhet në ballë të protestave për ndryshim.

Ka nisur marshimi i studentëve të Mjekësisë në Tiranë, të cilët ndodhen aktualisht në zonën e 9-katësheve dhe po vijojnë lëvizjen drejt Ministrisë së Arsimit.

Studentët pritet të ndalen para godinës së ministrisë, ku do të vijojnë protestën kundër qeverisë.

Thirrja e tyre kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, kërkesë që po artikulohet prej ditësh edhe nga protestues të tjerë në kryeqytet dhe qytete të vendit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: