Një grua, e cila ka dalë në protestë së bashku me vajzën e saj 15-vjeçare, u ka bërë thirrje prindërve që t’u bashkohen të rinjve dhe të qëndrojnë në krah të tyre.

Ajo u shpreh se prindërit e moshës 40–50 vjeç duhet të jenë të pranishëm në protestë dhe të mos i lënë të rinjtë të përballen të vetëm me situatën.

“Të gjithë prindërit nga mosha 40–50 vjeç duhet të jenë këtu, në protestë, të jeni këtu në krah të të rinjve. Mos i lini vetëm këta të rinj. Kemi bërë 140 ditë në paqe, tani nuk ka nevojë më për paqe!”, apeloi ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: