Mislav Karoglan, tekniku i ri i Partizanit doli në konferencë para ndeshjes ndaj Vorës.
Çfarë ju bindi të zgjidhnit Partizanin?
Partizani është një nga klubet më të mëdha në Shqipëri. Me kushte të shkëlqyera me një kompleks që pritet të përfundojë shumë shpejt. Kam folur me kolegun tim nga kroacia i cili më parë ka qenë pjesë e Partizanit ai më ka treguar shumë për klubin, është një klub shumë i organizuar në çdo aspekt. Më pëlqejnë sfidat për të rikthyer Partizanin aty ku i takon sa më shpejt të jetë e mundur. Eshtë një experience e re, në shumë klube ku kam punuar kam luftuar për të qenë pjesë e kompeticioneve evropiane dhe kjo eksperiencë për mua është ti largohemi sa më shpejt fundit të tabelës.
Kush ishte lidhja që ju solli te Partizani?
Menaxheri im dhe më pas kolegu im nga Kroacia Zoran Zekic. Ai më sugjeroi dhe më dha informacione shumë të mira për klubin. Ai ka patur një eksperiencë të shkëlqyer këtu. Për më shumë unë vendosa të vij te Partizani sepse më pëlqen presioni në skuadrat e mëdha gjë të cilën e kam provuar edhe te Hajduk, Sherif Tiraspol dhe tani te Partizani, por e shoh Partizanin si një klub me shumë potencial.
Në kontratën me klubin keni vendosur që objektivi të jetë pjesëmarrja në kupat e evropës?
Jo nuk është se kemi folur konkretisht për arrijten e objektivave. Momentalisht është të përmirësojmë çdo gjë që është e nevojshme për tu përmirësuar. Mund t’iu them që do të bëj maksimumin.
Si vlerësoni sfidën e nesërme me Vorën?
Çdo ndeshje për ne do të jetë shumë e rëndësishme. Dhe ajo e radhës është shumë e rëndësishme nuk mendoj për të tjerat, mendoj vetëm për ndeshjen e nesërme. E kam ndjekur ekipin e Vorës dhe mënyrën se si ata luajnë. Eshtë një skuadër shumë solide me individë të mirë. Ne tashmë e kemi analizuar kundërshtarin dhe mënyrën e lojës dhe shkojmë atje për të marrë një rezultat pozitiv.
