Ish-ambasadori Roland Bimo ka reaguar përmes një mesazhi publik në rrjetin social X lidhur me zhvillimet dhe tensionet politike në Shqipëri, duke iu drejtuar drejtpërdrejt partnerëve ndërkombëtarë nga SHBA dhe Bashkimi Evropian.
Në reagimin e tij, diplomati shqiptar u shpreh se thirrjet për t’u distancuar nga dhuna janë të drejta, por shtroi pyetjen se si duhet të veprojnë qytetarët kur qeveria refuzon të dëgjojë popullin për muaj me radhë.
“Për ata në SHBA dhe BE, të cilët po u kërkojnë shqiptarëve të distancohen nga dhuna: E saktë! Faleminderit!
Por ju lutem na këshilloni se çfarë të bëjmë kur Qeveria Shqiptare nuk dëgjon Popullin e saj prej disa muajsh tashmë. Ne, shqiptarët, duhet ta gjejmë vetë zgjidhjen,” shkruan ish-ambasadori Roland Bimo në postimin e tij.
