Tensionet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kanë prekur një tjetër pikë kritike përshkallëzimi. Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë përpara godinës së Kryeministrisë po shoqërohen me incidente të njëpasnjëshme.
Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara drejtpërdrejt nga transmetimi i News24, një tjetër autoblindë e policisë e pajisur me ujin me presion është goditur direkt me molotov.
Nga goditja me molotov, pjesa e sipërme dhe xhami i përparmë i blindit të policisë janë përfshirë menjëherë nga flakët që më pas janë shuar.
Përdorimi i molotovëve ndaj mjeteve të blinduara dhe kundërpërgjigja e policisë me ujë me presion e gaz lotsjellës e kanë kthyer zonën përreth Kryeministrisë në një fushë të vërtetë përplasjeje, ndërsa situata mbetet mjaft e nxehtë dhe e paparashikueshme.
