Një situatë e tensionuar në protestën para Kryeministrisë. Një person shihet pa ndjenja në tokë.
Bulevardi dëshmorët e Kombit është kthyer në një “arenë luftë”. Situata mbetet e përshkallëzuar.
Ndaj protestuesve është hedhur masivisht gaz lotsjellës, ndërsa në shesh janë vendosur edhe tre autobote uji të cilët kanë hedhur ujë me presion masivisht drejt turmës.
Nga ana e policisë nuk janë kursyer as gurët të cilët i kanë gjuajtur në drejtim të protestuesve.
