Ish-deputeti i PD, Bujar Leskaj ka dënuar sulmet e kryeministrit Edi Rama ndaj News24.

Në një reagim në rrjetet sociale, Leskaj shprehet se deklaratat e kreut të qeverisë janë sulm ndaj fjalës së lirë dhe protestës popullore që ka përfshirë vendin.

Gjithashtu, Leskaj i lidh arsyet e sulmeve të Ramës me punën e gazetarëve të News24 duke shtuar se ky televizion ka demaskuar korrupsionin galopant të qeverisë.

Reagimi i Leskajt
Sulmi i Ramës ndaj News24, drejtuesve dhe gazetarëve të këtij institucioni dinjitoz mediatik është një sulm ndaj medias, fjalës së lirë dhe gjithë protestës popullore. Në shkelje të ligjit dhe i nxitur nga urrejtja, Rama i ka shpallur luftë medias së lirë dhe asaj opozitare, duke cenuar, sulmuar, intimiduar dhe linçuar të gjithë grupin mediatik të News24, si dhe duke sulmuar padrejtësisht edhe bizneset e pronarit të këtij grupi mediatik, përgjatë këtyre viteve.
News24 ka gazetarë kurajozë, të spikatur dhe emisione të lira që përfaqësojnë interesin publik dhe pasqyrojnë realitetin në Shqipëri, duke demaskuar gjatë gjithë këtyre viteve korrupsionin galopant të Edi Ramës dhe sektit të tij.
Gazetarët e News 24, me dinjitet dhe kurajë, janë bashkuar me gazetarët e opozitës kundër sektit të Ramës, duke denoncuar me guxim krimet dhe korrupsionin e Edi Ramës.
(për sulmet e Edi Ramës ndaj medias së lirë dhe asaj opozitare, veçanërisht ndaj grupit mediatik të News24, do shkruaj në një shkrim të veçantë).

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb