Protestuesit hodhën gurë dhe thyen xhamat e selisë së PS teksa po marshonin drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, në ditën e 6-të të revoltës studentore kundër Edi Ramës.
Në mesin e momenteve të tensioneve para selisë rozë, nga godina dalin disa persona të maskuar dhe me shkopinj në duar të cilët lëshohen drejt të rinjve.
Ndërhyrja e policisë me gaz lotsjellës dhe ujë me presion shmangu përplasjet mes 2 grupeve.
Personat e maskuar që ndodheshin brenda PS-së nuk janë identifikuar.
