Ka shpërthyer revolta e studentëve ndaj policëve tashmë në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Protestuesit gjuajnë edhe me molotovë, duke vendosur zjarr në vende të ndryshme të Bulevardit.

Policia ka hedhur sasi tepër të madhe gaz lotsjellës, me qëllim që të shpërndahen protestuesit.

Numri i protestuesve sa vjen e shtohet dhe po hedhin molotovë e mjete piroteknike në drejtim të efektivëve.

Revolta është shtuar tej mase, teksa shpërthime të forta dëgjohen në bulevardin kryesor të Tiranës.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb