Protestuesit janë zhvendosur tashmë pranë Komisariatit numër 3 në Tiranë.

Zona është kthyer në një fushë betejë të vërtetë, ku ka pasur edhe zjarrvënie.

Protestuesit i kanë vendosur zjarrin Komisariatit numër në 3 në kryeqytet.

Efektivët janë duke marrë masa rrethanore, për të shuar flakët.

Pas ndërhyrjes, flakët janë shuar. Edhe forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje.

Si pasojë e flakëve në komisariat, janë plagosur tre efektivë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb