Aktori Mevlan Shanaj ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se ka vendosur një diktaturë dhe duke i kërkuar të tërhiqet nga pushteti.

“Pse u katandise në këtë derexhe, vetëm për një mut karrigeje pushteti?! Përqendrohu të paktën një minutë dhe shiko çfarë po ndodh në Tiranë! A nuk sheh çfarë po ndodh para syve të tu? Apo nuk dëgjon më zërin e njerëzve?”, shkruan aktori.

Shanaj thekson se pushteti nuk mund të jetë më i rëndësishëm se jeta e njeriut, ndërsa e akuzon kryeministrin se është larguar nga qytetarët dhe se nuk po përballet me realitetin.

“E nise rrugën me premtime për mirë. Por dështove. Pushteti të largoi nga njerëzit dhe të verboi përballë realitetit”, shprehet ai.

Në fund të reagimit, aktori i bën thirrje Ramës të ndalet, të pranojë dështimin dhe të mos e çojë vendin drejt një përplasjeje edhe më të rëndë.

“Tërhiqu! Ka ardhur koha të ndalesh. Pranoje dështimin dhe mos e ço vendin drejt një përplasjeje edhe më të rëndë. STOP! DERI KËTU!”, përfundon Shanaj.

Postimi i plotë

Mevlan Shanaj: RAMA! Ke vendosur jo pushtet absolut, por DIKTATURË!

Pse u katandise në këtë derexhe, vetëm për një mut karrigeje pushteti?!

Përqendrohu të paktën një minutë dhe shiko çfarë po ndodh në Tiranë! A nuk sheh çfarë po ndodh para syve të tu? Apo nuk dëgjon më zërin e njerëzve?

A nuk ka më asnjë rëndësi për ty jeta e këtyre njerëzve, e të rinjve që protestojnë, por edhe e vetë policëve?

Rama, pushteti nuk mund të jetë më i rëndësishëm se jeta e njeriut!

E nise rrugën me premtime për mirë. Por dështove. Pushteti të largoi nga njerëzit dhe të verboi përballë realitetit.

Tërhiqu!

Ka ardhur koha të ndalesh. Pranoje dështimin dhe mos e ço vendin drejt një përplasjeje edhe më të rëndë.

STOP! DERI KËTU!

Mevlan Shanaj Postimi
Mevlan Shanaj Postimi

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb