Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka reaguar në lidhje me deklaratat e fundit të kryeministrit Edi Rama dhe sulmin ndaj News24.

Ajo shprehet se kreu i qeverisë shpik armiq sa herë që ndjehet në rrezik.

“Edhe sot, në qendër të sulmit të Kryeministrit ishte @news24al . Pse? Sepse transmeton protestat e studentëve, nxënësve dhe qytetarëve! Sepse u jep zë atyre që protestojnë, që kundërshtojnë, që kërkojnë llogari! Sepse ndjek një linjë editoriale që nuk i pëlqen Kryeministrit! Media nuk është zëdhënëse e qeverisë! Dhe

Kryeministri nuk duhet të bëjë kryeredaktorin e saj!”, shkruan ajo.

Reagimi i plotë:
Sa herë Edi Rama ndihet në rrezik, shpik një armik! Armiku i përhershëm është opozita. Herë është armiku i jashtëm, qeveritë apo faktorët e huaj. Dhe sa herë e vërteta bëhet e pakëndshme, në shënjestër vendos median!
Edhe sot, në qendër të sulmit të Kryeministrit ishte @neës24al . Pse? Sepse transmeton protestat e studentëve, nxënësve dhe qytetarëve! Sepse u jep zë atyre që protestojnë, që kundërshtojnë, që kërkojnë llogari! Sepse ndjek një linjë editoriale që nuk i pëlqen Kryeministrit!
Media nuk është zëdhënëse e qeverisë! Dhe Kryeministri nuk duhet të bëjë kryeredaktorin e saj!
Një Kryeministër nuk qeveris me thashetheme, insinuata dhe sulme publike. Nëse disponon informacionet që pretendon ka detyrimin t’ua përcjellë institucioneve kompetente, jo t’i përdorë për të goditur këdo që mendon ndryshe, që kritikon, denoncon apo demaskon abuzimet, korrupsionin e pushtetit.
Sulmet ndaj mediave për linjën e tyre editoriale janë përpjekje për të frikësuar jo vetëm gazetarët, por këdo që guxon të ngrejë zërin.
Në një demokraci, media ka të drejtë të kritikojë qeverinë. Qeveria ka detyrimin të japë llogari, jo të sulmojë median!
Solidaritet me gazetarët e Neës24 dhe me çdo gazetar që refuzon t’i nënshtrohet presionit politik!
Protestat nuk mund të censurohen! E vërteta nuk mund të heshtet! Liria e medias nuk negociohet!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb