Një pensionist i është bashkuar protestës së studentëve në zonën e Rrugës së Durrësit në Tiranë, duke shprehur pakënaqësinë për gjendjen ekonomike dhe situatën politike në vend.
“Ne jemi një popull që kemi dalë në protestë, me shumë vuajtje. Jam pensionist me një pension qesharak. Një njeri që do të rrijë në karrige e futi popullin në luftë. Ky duhet të ikë një orë e më parë nga ky pushtet”, u shpreh ai.
Pensionisti theksoi se i është bashkuar protestës për të shprehur pakënaqësinë e tij, ndërsa tubimi vijon me pjesëmarrjen e studentëve dhe qytetarëve të tjerë.
