Një grup të rinjsh janë ndalur në hyrje të Rrugës së Durrësit në Tiranë, ku kanë tentuar të shkulen një shtyllë ndriçimi. Prej disa orësh protestat vijojnë në kryeqytet, ndërsa të rinjtë kundërshtojnë qeverinë e kryeministrit Edi Rama dhe kërkojnë largimin e tij.

Gjatë protestës, qytetarët kanë lëshuar thirrje kundër qeverisë, mes tyre “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Dorëheqje!”. Po ashtu, protestuesit kanë brohoritur edhe “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”.

Protestat vijojnë mes tensioneve në rrugët e Tiranës, ndërsa të rinjtë kërkojnë ndryshime politike dhe dorëheqjen e kryeministrit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: