Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka ngritur shqetësimin për dhunën e pretenduar policore ndaj protestuesve në Shqipëri, ndalimet dhe ndërhyrjet e personave me veshje civile, pa uniforma apo shenja identifikimi. Në një prononcim për News24, ajo foli për letrën që u ka dërguar ambasadave të huaja, përmes së cilës kërkon vëmendjen e përfaqësive diplomatike ndaj respektimit të të drejtave të njeriut.
Koçeku theksoi se, në një kohë kur Shqipëria synon anëtarësimin në Bashkimin Europian, respektimi i të drejtave themelore duhet të jetë një detyrim i institucioneve. Sipas saj, edhe përfaqësitë diplomatike duhet të angazhohen për të garantuar respektimin e këtyre parimeve.
“Shqipëria është shtet demokratik që po synon t’i bashkohet BE-së dhe si e tillë ka për detyrë të respektojë të drejtat themelore të këtij Unioni. Aq më tepër në momentin politik ku ndodhemi, përfaqësitë diplomatike duhet të angazhohen dhe sigurohen që këto parime dhe të drejta themelore të respektohen”, u shpreh ajo.
Deputetja deklaroi se në letrën drejtuar ambasadave ka evidentuar shqetësimet për përdorimin e dhunës nga efektivë policie dhe persona civilë të paidentifikuar ndaj adoleshentëve, studentëve dhe të miturve. Ajo tha se ka qenë vetë dëshmitare e situatave në shesh, ndërsa ka vizituar edhe protestues në komisariate dhe spitale.
“Jam dëshmitare dhe e kam parë me sytë e mi dhunën në shesh, duke i vizituar në komisariat dhe spitale. Kam parë edhe heshtjen institucionale përballë këtyre shkeljeve dhe ndjekjes së procedurave të nevojshme ligjore për të kuptuar se kush po i ndjek këto lloje operacionesh policore”, deklaroi Koçeku.
Ajo komentoi edhe deklaratat e kryeministrit ndaj të rinjve që protestojnë, duke thënë se, sipas saj, etiketime të tilla janë dëgjuar prej muajsh, që nga nisja e protestave paqësore në muajin maj. Koçeku argumentoi se përmes këtyre deklaratave është tentuar të ndryshohet perceptimi për kauzën e protestuesve.
Në përfundim, deputetja e pavarur kërkoi që Kuvendi të mblidhet dhe të ushtrojë përgjegjësitë e tij kushtetuese, duke kërkuar llogari nga qeveria dhe duke nxitur një zgjidhje politike për situatën.
“Ajo që është më e nevojshme është oferta politike për një zgjidhje të mundshme, prandaj i kam bërë thirrje Kuvendit që të mblidhet, të ushtrojë detyrën kushtetuese dhe të kërkojë llogari për zgjidhje politike”, përfundoi Koçeku.
Prononcimi i plotë
Shqipëria është një shtet demokratik që po synon t’i bashkohet Bashkimit Evropian dhe si e tillë e ka për detyrë që të respektojë të drejtat themelore dhe vlerat të këtij unioni të cilit synon t’i bashkohet. Aq më tepër që në momentin politik ku ndodhet përfaqësite dipliomatike po ashtu duhet të angazhiuegt dhe duhet të sigurohet që këto rtë te drejta thelemelore, duhet të respektohen. Sigurisht në letër po ashtu kam theksuar dhunën nga ana e policisë dhe aq më tepër nga ana e atyre civilëve të paidentifikuar, pa numra, pa uniforma, që kanë përdorur mjete totalisht të ndaluara ndaj adoleshentëve student dhe të miturve. Unë jam dëshmitare, dhe e kam parë vetë me sytë e mi këtë dhunë, këtu në shesh, duke i vizituar në komisariate, por edhe në spitale.
Dhe në këtë mënyrë kam parë edhe heshtjen institucionale përballe këtyre shkeljeve dhe përballe ndjekjes së procedurave së nevojshme ligjore, për të kuptuar se kush po i shkakton dhe kush po i ndjek këto lloj operacionesh ligjore.
Me aq sa kam parë unë dhe kam takuar shumica e tyre dëshmojmë jo domosdoshmërisht kanë qenë në akte dhune kur janë arrestuar nga policia. Shpeshherë ka ndodhur arrestime të studentëve që kanë qenë duke kaluar në rrugë qetësisht dhe jo pjesë e protestës. Dhe kjo është më shqetësuese sepse kjo e lë edhe më të hollë vijën dalluese midis policisë dhe strukturave të tjera që po tentojnë apo po e ushtrojnë këtë veprimtari të joligjore kundër studentëve.
Fjalët e kryeministrit…?
Janë fjalë të dëgjuara dhe nuk ka asgjë të re nga ky drejtim. I kemi dëgjuar prej muasjh që kur studentët protestonin në mënyrë shumë paqësore dhe nëpërmjet etiketimeve dhe termave të ndryshme është munduar që kauza e tyre të tjetërësohet. Pra, nuk është ky momenti i parë kur ndodh ky lloj etiketimi por e shikoj që ajo që është më e nevojshme është oferta politike për një zgjidhje të mundshme prandaj edhe i kam bërë thirrje kuvendit që të mblidhet të uirshtrojë detyrën e vret kushtetuesve duke ushruar presion kundër qeverisë duke i kërkuar llogari të ofrojë një zgjidhje politike, sigurisht duke marrë parqsush dhe në konsidetarët kërkesën e qytetarëve dhe të mirën e përbashkët dhe probletimatikat e kanë nxjerrë këtë rini në shesh.
Shqipëria ka kaluar në situata të jashtëzakonshme edhe më të mëdha se kjo, Kuvendi ka gjet gjithnmonë mundësinë me u mbledhur ose në gpdinën e parlamentit ose diku tjetër, prandaj është e papranueshhme që të anulohen seancat plenare sepse është detyrë Kushtetuese që të mbahen, të diskutohet dhe sicili të mbajë përgjegjësi ligjore ndaj përfaqësuesve të tyre.
