Protestat studentore në vend janë përshkallëzuar, duke u shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Situata ka nxitur reagime të shumta, ndërsa ish-deputeti Myslym Murrizi ka shprehur qëndrimin e tij të ashpër ndaj dhunës së ushtruar ndaj të rinjve.

Përmes një reagimi, Murrizi ka rikthyer në vëmendje edhe një fjalim të mbajtur prej tij në Kuvend në vitin 2020, ku kritikonte mënyrën e ndërhyrjes së policisë dhe qëndrimin e qeverisë.

Në reagimin e tij, ai akuzon gjithashtu përfaqësues të qeverisë se i kushtojnë më shumë rëndësi paraqitjes së jashtme sesa përgjegjësive që kanë në raport me uniformën e policisë.

Murrizi kujton se, sipas tij, paralajmërimet ndaj kryeministrit Edi Rama dhe përfaqësuesve të mazhorancës i kishte bërë që disa vite më parë, nga foltorja e Parlamentit.

“Atë që po bën policia sot nuk e ka bërë policia e diktaturës.  Bllokimi i Universitetit të Vlorës me policë brenda auditorëve nuk e ka futur Ramiz Alia, për turpin e këtij që belbëzon para klounë që më shumë kujdesen për botox e surratit se sa për uniformën e policëve. Unë ia kam thënë Ramës dhe gjithë zagarëve dhe vemjeve që lëpihen të Rama, 6 vitee gjysmë më parë në Parlament, 2020 . Kur të ngrihen shqiptarët do të harroni brekë e kanatjere. Ftoj çdo shqiptar të dalë kundër palaçove”, shprehet Murrizi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb